LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski ende mund të marrë ‘Topin e Artë’ për vitin 2020: “France Football” do të mendojë për këtë

Lewandowski ende mund të marrë ‘Topin e Artë’ për vitin 2020: “France Football” do të mendojë për këtë

Ka pasur shumë zhurmë në lidhje me ‘Topin e Artë’ të fituar nga Lionel Messi, duke besuar më shumë njerëz se Robert Lewandowski duhet të kishte fituar çmimin.

Në vend të “Topit të Artë” në ceremoninë e kësaj jave në Paris, Lewandowskit iu dha çmimi i ‘Sulmuesit të Vitit’.


Gjatë një interviste, Pascal Ferre, kryeredaktori i France Football, diskutoi mbi triumfin e Messit dhe sesi revista franceze mund të bëjë diçka për polakun.

“Topi i Artë bazohet në një sistem demokratik. Janë 170 anëtarë të jurisë dhe ata kanë vendosur të votojnë për Messin”.

“Unë nuk e vura Messin të parin. Zgjodha Lewandowskin, por mendoj se Messi e meriton ‘Topin e Artë’”.

“Ajo që tha Messi [për Lewandowski që meritonte Topin e Artë 2020 ] ishte e bukur dhe inteligjente. Mendoj se nuk duhet të marrim vendime shumë shpejt. Ne mund të mendojmë për këtë dhe duhet”.

“Ne nuk mund të jemi të sigurt nëse Lewandowski do ta kishte fituar “Topin e Artë” vitin e kaluar. Nuk mund ta dimë sepse nuk pati votim, por, të jem i sinqertë, ai kishte një shans shumë të mirë për ta fituar”, deklaroi Ferre.

Në sezonin 2020/21, Lewandowski shënoi 48 gola dhe dha nëntë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Ai fitoi me Bayernin tituj si Bundesliga, DFL-Superkupa, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori