LAJMI I FUNDIT:

Lenjani fillon bisedimet me skuadrën e Ligës së Kampionëve

Lenjani fillon bisedimet me skuadrën e Ligës së Kampionëve

Ermir Lenjani së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet nga skuadra aktuale, Rennes dhe është në bisedime me disa skuadra.


Së fundmi është shfaqur kampioni i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit që ishte së fundmi edhe pjesë e Ligës së Kampionëve.

Telegrafi merr vesh se menaxherët e lojtarit kanë pasur biseda me kampionët e Kroacisë por edhe me klube të tjera.

Një skuadër e madhe në Ukrainë, dy në Turqi, nga Serie A, nga Bundesliga por edhe nga Championshipi anglez dhe Rusia janë ekipet e interesuara për Lenjanin.

Gjatë kësaj jave lojtari do të vendos për të ardhmen e tij, se ku do të vazhdoi karrierën, por një gjë është e sigurt që shqiptari do të largohet nga Rennes. /Telegrafi/