LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet 7 vjeçari nga Tetova në një aksident komunikacioni

Lëndohet 7 vjeçari nga Tetova në një aksident komunikacioni

7 vjeçari nga Tetova ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi e ka goditur një makinë e tipit “Peugeot” e drejtuar nga banori i fshatit Brodec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fëmija me kofshën e djathtë të thyer është dorëzuar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i është dhënë ndihmë mjeksore dhe është dërguar për në klinikat e Shkupit që të kryhet intervenim kirurgjikal.


Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13 në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato” në afërsi të një punëtorie vullkanizerike.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB në Tetovë dhe si arsye të aksidentit thonë se ka qenë shpejtësia e papërshtatshme./Telegrafi/