LAJMI I FUNDIT:

Lemar nuk dëshiron transferimin në Angli, refuzon tri skuadrat e mëdha

Lemar nuk dëshiron transferimin në Angli, refuzon tri skuadrat e mëdha

Thomas Lemar nuk do të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i talentuar francez edhe zyrtarisht ka refuzuar tri skuadrat e mëdha angleze.


Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur kanë bërë oferta zyrtare te Monaco gjatë këtyre ditëve.

Por sipas të përditshmes angleze ‘Daily Star’, ka qenë vetë futbollisti që ka refuzuar kalimin në Ligën Premier.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme oferta e klubeve angleze ka kaluar 90 milionë euro, por që nuk është bindur reprezentuesi francez të kaloj në Ligën Premier.

Liverpool kërkonte që me francezin ta zëvendësonte të larguarin Philippe Coutinho, ndërsa londinezët e Arsenal ta zëvendësojnë Alexis Sanchezin që është drejt kalimit në Manchester United.

22-vjeçari ka refuzuar klubet angleze pasi qëllimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës në verë dhe po pret një ofertë nga Katalunasit.

Lemar iu bashkua Monacos tri vite më parë nga Caen për një shumë modeste prej katër milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Në 22 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi anësor ka shënuar vetëm tre gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori