Përhapja e COVID-19 në Genoa vazhdon të lehtësohet, pasi pesë lojtarë të tjerë që ishin të infektuar më parë tani kanë dalë negativë në testet e bëra.

Klubi Grifone u godit rëndë nga virusi, pasi 17 lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit ishin pozitivë në një fazë të kampionatit.

Megjithatë, tani ka filluar të lehtësohet situata me coronavirus në klubin nga Marassi.

Valon Behrami rrëfen përjetimin kur u infektua me COVID-19 dhe frika për familjen e tij Valon Behrami rrëfen përjetimin kur u infektua me COVID-19 dhe frika për familjen e tij

Një deklaratë u lëshua këtë mbrëmje duke konfirmuar se pesë lojtarëve të tjerë u është dhënë drita e gjelbër për t’i vazhduar stërvitjet dhe lojët pas shërimit.

Ata janë Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager dhe Davide Zappacosta.

Reklama

Këta lojtarë tashmë kanë kaluar testet e tyre mjekësore duke konfirmuar se janë të gatshëm të rifillojnë trajnimin, ndërsa ditë më parë u shërua edhe Valon Behrami. /Telegrafi/

Reklama