LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Foreman: Gjyqtari mbrojti Mayweatherin kur McGregor kërkoi nokautin (Foto/Video)

Legjenda Foreman: Gjyqtari mbrojti Mayweatherin kur McGregor kërkoi nokautin (Foto/Video)

Legjendari i boksit dhe anëtari i “Hall of Fame”, George Foreman, ishte shumë i impresionuar nga debutimi i Conor McGregor në boksin profesionist në sfidën e 1 miliard dollarëve të mbajtur në T Mobile Arena të Las Vegasit.

Sipas Foreman, ndeshja e McGregor ishte për t’u lëvduar.


“Për herë të parë, mendoj se mediat duhet të kërkojnë falje për të gjitha gjërat negative që i thanë për këtë duel. Ka mundur të jetë ndeshja e vitit shumë lehtë”, u shpreh Foreman.

Gjyqtari e mbrojti Mayweatherin

Ish-kampioni i botës ka lëvduar tej mase për McGregorin për duelin që e zhvilloi, teksa deklaron se për herë të parë mbrojtja e Floyd Mayëeather nuk ishte e përkryer.

“Mbrojtja e Mayëeather nuk funksionoi mirë ndaj MicGregorit, i cili ishte në gjendje ta kapë atë shpesh. Mayëeather ësthë dashur që të luftojë si një boksier i vjetër, sikur unë. McGregor jo vetëm që befasoi Floydin, por ai më befasoi edhe mua e shumë ekspertë të tjerë”, potencoi Foreman.

Pos tjerash, Foreman beson se ylli i UFC ka pasur gjasë që të bëjë më shumë dëme ndaj kundërshtarit, por gjyqtari i ndeshjes, Robert Byrd, i ndihmoi sipas tij të pamposhturit.

“Ai e mbrojti Mayweatherin në një nga raundet e fundit ku Conor kërkoi të përfundonte duelin dhe ai në fakt e mbrojti Mayweatherin. Ishte një goditje e rëndë në trup. Ai e goditi fort dhe e shpërqëndroi Mayweatherin, kurse gjyqtari ndërhyri për të mos e lejuar më që ta godasë, ai e bëri këtë pa aryse. Por, kjo është tipike për një duel boksi”, përfundoi Foreman.

McGregor dhe Mayweather dolën më fitimtarë të mëdhenj nga dueli nga ana financiare për shkak të interesimit të madh të ‘pay per view’. /Telegrafi/

Shikoni duelin e plotë: 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori