LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Liverpoolit, Aldridge: Klopp ta transferojë Mouran dhe Sonin nga Tottenhami

Legjenda e Liverpoolit, Aldridge: Klopp ta transferojë Mouran dhe Sonin nga Tottenhami

Jurgen Klopp duhet ta konsiderojë transferimin e dy yjeve të Tottenham Hotspurit, Lucas Moura dhe Heung-min Son, në këtë verë te Liverpooli.

Legjenda e The Reds, John Aldridge, beson se ish-skuadra e tij ka nevojë të përforcohet në sulm edhe pse kanë lojtarë, si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Sezonin 2018/2019 ishte shumë i suksesshëm  për Liverpoolin, pasi e mposhtën Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, derisa në Ligën Premier përfunduan në vendin e dytë, një pikë pas Manchester Cityt.

Lojtarët e Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Aldridge ka thënë se The Reds duhet t’i transferojnë Mouran dhe Sonin nga Spurs, pasi janë dy lojtarë që kanë teknik të jashtëzakonshme.

“Moura është një sulmues shumë i mençur, duhet ta vendosni pas tre sulmuesve (Salah, Firmino, Mane). Ai e ka aftësinë që të lirohet nga topi dhe pret topin në hapësirën ku mund të shënojë shumë lehtë gola”, ka thënë legjenda e Liverpoolit.

Liverpooli nuk e do rikthimin e Coutinhos
Lexo po ashtu Liverpooli nuk e do rikthimin e Coutinhos

“Cilësitë e Son, po ashtu i nevojiten Liverpoolit, pasi ai tashmë ka treguar se çfarë di të bëjë. Unë them se Kloppi duhet t’i transferojë të dy lojtarët, në mënyrë që të mos mbetet vetëm te treshja aktuale e sulmit”, ka shtuar më tej Aldridge.

Liverpooli ende nuk ka filluar me transferime në këtë verë, pasi trajneri gjerman ka bërë të ditur se ata nuk kanë nevojë për shumë ndërhyrje, mirëpo që do të ndodhin disa lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori