LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Juventusit, Del Piero zbulon se në momente të caktuara ishte afër kalimit në Real Madrid

Legjenda e Juventusit, Del Piero zbulon se në momente të caktuara ishte afër kalimit në Real Madrid

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka zbuluar se kishte ‘momente të caktuara’ kur ai mendoi të kalonte në Real Madrid, megjithëse ai ‘gjithmonë zgjodhi të qëndronte’ te Zonja e Vjetër.

Ish-reprezentuesi italian kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij si lojtar me Juven, duke qenë pjesë e ekipit nga viti 1993 deri në vitin 2012.

Gjatë 19 viteve të tij në Torino, Del Piero bëri 705 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 290 gola dhe duke siguruar 150 asistime.

Kontrata e tij nuk u zgjat në vitin 2012 dhe ai u largua për t’iu bashkuar Sydney FC si lojtar i lirë.

Duke folur për Sky Sports Italia përpara ndeshjes së Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, Del Piero diskutoi emocionin e kthimit në “Santiago Bernabeu” për herë të parë që nga viti 2008, ku ai shënoi një dygolësh për Juventusin.

“Ky stadium më dha një fitore të madhe ku shënova dy gola por mbi të gjitha ovacionet e tifozëve kundërshtarë. Është gjithashtu e vërtetë që kam humbur disa herë këtu”.

Më pas ai zbuloi se kishte momente kur mendonte të bashkohej me Los Blancos.

“Tifozët janë gjithmonë të ngrohtë. Nuk kam qenë kurrë afër t’i bashkohem, në momente të caktuara mund të isha më larg Juventusit, momente të veçanta, por nuk jam penduar dhe gjithmonë kam zgjedhur të qëndroj”.

“Ky stadium është një mjedis unik, si “Old Trafford”, por unë bëra zgjedhjen time”, ka thënë Del Piero.

Në nëntë ndeshjet që Del Piero u përball me Real Madridin gjatë karrierës së tij si lojtar, ai fitoi pesë herë dhe humbi katër, duke shënuar pesë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori