LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e aktrimit që luajti rolin e gruas së James Bond, Diana Rigg vdes në moshën 83 vjeçare

Legjenda e aktrimit që luajti rolin e gruas së James Bond, Diana Rigg vdes në moshën 83 vjeçare

Aktorja e filmave “James Bond” dhe ylli i “Game of Thrones”, Dame Diana Rigg ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Aktorja britanike bëri emër në serialin e kultit të vitit 1961, “The Avengers”, përpara se të luante si matriarkja e fytyrës, Lady Olenna Tyrell në “Game of Thrones” të HBO, shkruan DailyMail.


Ylli, i cili fitoi çmimet ‘Bafta’, ‘Emmy’ dhe ‘Tony’, gjithashtu fitoi vlerësime në mbarë botën për rolin e saj si në filmin e James Bond, “On Her Majesty’s Secret Service“ në vitin 1969.

Dame Diana Rigg (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Në film, ajo u bë vajza e dytë me të cilën u martua agjenti 007.

Vitin e kaluar, Dame Diana, e cila arriti famën në vitin 1994 për shërbime të dramës, zbuloi se si ajo ishte ndjerë e diskriminuar gjatë karrierës së saj vetëm për faktin se ishte femër, ndërkohë që paguhej shumë më pak se kolegët e saj meshkuj.

Dame Diana, e cila kishte një karrierë të gjatë si në film ashtu edhe në skenë, vdiq paqësisht në shtëpi me familjen e saj, konfirmoi agjenti i saj.

Vajza e saj, aktorja e “Tipping the Velvet”, Rachael Stirling, tha se ajo vdiq nga kanceri, pasi u diagnostikua në muajin mars.

Shumë yje të kinematografisë botërore kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes së madhe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori