Hip hop ylli, Ledri Vula, ka arritur një rekord mjaft të rëndësishëm personal.

Reperi shqiptar ka arritur që të sigurojë plot një milion ndjekës në rrjetin social Instagram.


ledri 1

Ky sukses vjen vetëm pak ditë pas publikimit të këngës "I vogël", një dedikim për Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai arriti shumë shpejt milionin e parë të klikimeve në YouTube pikërisht me këtë këngë.

Ledri kështu futet në "klubin e yjeve" shqiptarë me një milion ndjekës, një arritje e rallë kjo, sidomos për yjet shqiptare të skenës tonë.

Superylli performoi në koncertin e madh të Rita Orës që u mbajt në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë.

ledri fk

Ai gjatë vitit 2018 do të publikojë edhe albumin e ri të tij. /Telegrafi/