LAJMI I FUNDIT:

Ledri dhe Sara në pushime, sjellin momente të lumtura së bashku

Ledri dhe Sara në pushime, sjellin momente të lumtura së bashku
Ledri Vula dhe Sara Hoxha (Foto: Instagram/ledrivula/sarahoxha)

Rep-artisti shqiptar, Ledri Vula së fundmi është duke shijuar pushimet së bashku me të dashurën e tij Sara Hoxha.

Dyshja që para disa javësh nuk ishin prononcuar se janë në lidhje dashurie, derisa hapin e parë e bëri reperi shqiptar.


Në rrjete sociale ata kanë filluar të ndajnë imazhe nga më të ndryshmet së bashku, të cilat po pëlqehen në masë të madhe.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Ledri ka ndarë një video teksa shihet duke u argëtuar me Sarën në pushime.

Sidoqoftë, reperi nga Prishtina së shpejti do të publikojë edhe bashkëpunimin me Dafina Zeqirin dhe Lumi B, e që titullohet “Aman”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

AMAN @dafina.zeqiri x @lumib

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on Jun 25, 2020 at 5:14am PDT