LAJMI I FUNDIT:

LeBron është duke punuar në një plan sekret për transferimin e Anthony Davis te Lakers

LeBron është duke punuar në një plan sekret për transferimin e Anthony Davis te Lakers
LeBron James dhe Anthony Davis (Foto: Jayne Kamin-Oncea/Getty Images/Guliver)

LeBron James është duke ndihmuar në transferimin e Anthony Davisit te Los Angeles Lakers. Kështu ka thënë Richard Jefferson, i cili ka luajtur me James te Cleveland Cavaliers.

Deri më 7 shkurt klubet e NBA kanë kohë që t’i kryejnë transferimet e fundit, ndërsa ESPN ka raportuar se Lakers kanë bërë ofertë për yllin e New Orleans Pelicans.


Anthony Davis (Foto: Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Sipas këtij njoftimi, LA Lakers kanë përfshirë në marrëveshje basketbollistët, si Lonzo Ball, Kyle Kozma, Rajon Rondo e Michael Beasley.

Mirëpo, Pelicans nuk po lëshojnë pe dhe nuk i janë përgjigjur klubit kalifornian lidhur me transferimin e mundshëm të 25-vjeçarit.

Lajmet për LA Lakers
Lexo po ashtu Lajmet për LA Lakers

Te Lakers është rritur presioni për të transferuar një lojtar të rëndësishëm, derisa kishte dështuar me transferimin e Paul George, i cili po shkëlqen te Oklahoma City Thunder.

Anthony Davis (Foto: Chris Graythen/Getty Images/Guliver)

Është raportuar se Davis ka kërkuar të largohet nga New Orleans, prandaj te Lakers po bëjnë maksimumin për transferimin e tij para mbylljes së afatit kalimtar.

“Tash për tash, po thuhet shumëçka, në prapaskena po ndodhin gjëra që po e vendosin Anthony Davisin dhe New Orleans Pelicans në një pozitë që do të duhet ta shesin AD”.

“Shumëçka është duke u orkestruar nga LeBron James… Ai po i vë Lakers në një pozitë shumë të mirë për ta marrë atë (Davisin)”, ka thënë ish-ylli i Clevelandit, Richard Jefferson. /Telegrafi/