LAJMI I FUNDIT:

Lazio do ta largojë Muriqin në janar, mediat turke zbulojnë skuadrën e re të kosovarit

Lazio do ta largojë Muriqin në janar, mediat turke zbulojnë skuadrën e re të kosovarit

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në kryeqytetin italian.

Sulmuesi kosovar u transferua me shumë bujë tek klubi italian, por pa arritur dot të ambientohet me lojën e Lazios.


26-vjeçari pësoi fillimisht një lëndim që e mbajti për disa ndeshje jashtë fushave, por nuk mund të thuhet se nuk ka pasur hapësira.

Muriqi ka luajtur në 10 ndeshje, gjashtë në kampionat dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve, por pa arritur të tregojë vlerat që posedon.

Reprezentuesi i Kosovës nuk ka shënuar ende asnjë gol dhe nuk ka asistuar gjë që ka marrë kritika të mëdha në Itali.

Tani është mediumi turk Hurriyet që ka raportuar se Lazio do ta largojë Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit si huazim gjashtë mujor.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Lazio po diskuton me Fenerbahcen për ta huazuar Muriqin përsëri tek skuadra nga Stambolli.

Me huazimin te Fenerbahce dy skuadrat mendojnë se Muriqi do të rikthehet në formë dhe të jetë i gatshëm për edicionin 2020/2021.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse prizrenasi do të pranojë propozimin e Lazios, apo do të vazhdoj të luftojë për tu rikthyer në formë dhe për tu bërë pjesë e rëndësishme e Lazios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori