0Shares

Lazio – Marseille është kryendeshja e xhiros së katërt në Ligën e Evropës.

Skuadra italiane dhe ajo franceze janë në Grupin H të Ligës së Evropës së bashku me Frankfurtin dhe Apollonin.

E në këtë sfidë për lacialët nga minuta e parë do të luajnë tre futbollistët shqiptarë.

Thomas Strakosha do të jetë në portë, Riza Durmishi në mbrojtje dhe Valon Berisha në mesfushë.

Valon Berisha (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Marseille dy javë më parë kishte triumfuar në udhëtim në Francë dhe synon të njëjtën gjë ta bëjë edhe sot.

Në anën tjetër Marseille përveç fitores çdo rezultat tjetër do t’ia minimizonte gjasat për të kaluar nga grupi.

Formacionet zyrtare:

Lazio: Strakosha, Luiz Felipe, Acerbi, Wallace, Marusic, Parolo, Cataldi, Berisha, Durmishi, Correa, Immobile.

Marseille: Pele, Sakai, Rami, Luiz Gustavo, Caleta-Car, Ocampos, Thauvin, Sanson, Strootman, Lopez, Nije. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)