LAJMI I FUNDIT:

Lavrov thotë se Rusia është e hapur për bisedime me SHBA-në dhe është në pritje të një propozimi serioz

Lavrov thotë se Rusia është e hapur për bisedime me SHBA-në dhe është në pritje të një propozimi serioz

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk do të refuzojë një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden në samitin e ardhshëm të G20 dhe do ta shqyrtojë propozimin nëse e merr një të tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lavrov tha në televizionin shtetëror, “Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë kurrë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë”.


Ministri i Jashtëm rus shtoi se Rusia ishte e gatshme të dëgjonte çdo sugjerim në lidhje me bisedimet e paqes, por nuk mund të thoshte paraprakisht se në çfarë do të çonte ky proces.

Deklarata e tij vjen në të njëjtën ditë kur ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë përfshirë prej kohësh në konfliktin e Ukrainës.

“Më duket se amerikanët kanë marrë pjesë de facto në këtë luftë për një kohë të gjatë”, tha Lavrov për televizionin shtetëror rus. “Kjo luftë po kontrollohet nga anglo-saksonët”.

Lavrov tha se zyrtarët, përfshirë zëdhënësin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, kishin thënë se Shtetet e Bashkuara ishin të hapura për bisedime, por Rusia kishte refuzuar.

“Kjo është një gënjeshtër”, tha Lavrov. “Nuk kemi marrë ndonjë ofertë serioze për të kontaktuar”.

Ndërkohë Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim, duke thënë se të dyja palët po largoheshin nga diplomacia ndërsa lufta u intensifikua.

“Një armëpushim duhet të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa më shpejt aq më mirë”, ka thënë në një intervistë televizive, ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

“Ndërsa lufta vazhdon, për fat të keq, situata bëhet më e keqe dhe më e ndërlikuar”.

Ai tha se një proces “i drejtë” duhet të “sigurojë kufirin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të takohet me Putinin e Rusisë në margjinat e një samiti rajonal në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori