Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në xhudo në kuadër të “European Open”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare në kategorinë deri në 63 kg, shënoi pesë fitore (një pa luftë), ndërsa u mund në gjysmëfinale. Për të bronztën mundi çeken Mikaela Kulikova.

Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike Tokio 2020.

Erza Muminoviq (-52 kg), u rendit e shtata në turneun e xhudos që po mbahet në Kroaci, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.

Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë. Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kg). /Telegrafi/