LAJMI I FUNDIT:

Largohet ushtria amerikane, trupat afgane dorëzojnë armët – gjenerali amerikan i shokuar nga sa shpejt ata janë dorëzuar te talibanët

Largohet ushtria amerikane, trupat afgane dorëzojnë armët – gjenerali amerikan i shokuar nga sa shpejt ata janë dorëzuar te talibanët

Trupat afgane janë filmuar duke i dorëzuar armët tek talibanët ndërsa grupi terrorist tregon armët amerikane që ka “kapur” pasi trupat amerikane dhe ato të NATO-s mundën një tërheqje të nxituar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtria afgane po “shembet” në të gjithë vendin dhe talibanët duket se po fitojnë luftën propagandistike me video për të provuar se ata do të mirëpresin ushtarët e dorëzuar – për sa kohë që ata dorëzojnë armët e tyre të fundit dhe makinat e blinduara Humvee.


Ndryshe, SHBA u largua nga Bagram Airfield javën e kaluar – kalaja e saj në vend për gati 20 vjet – duke u larguar natën pa i thënë komandantit të ri afgan të bazës që zbuloi se kishin shkuar të nesërmen në mëngjes.

Sidoqoftë, gjenerali Austin Scott Miller, komandant i trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, tha se ishte i tronditur nga sa shpejt Ushtria Kombëtare Afgane ishte dorëzuar te Talibanët.

Trupat amerikane u larguan në heshtje nga Baza Ajrore Bagram – madje pa e njoftuar komandantin afgan
Lexo po ashtu Trupat amerikane u larguan në heshtje nga Baza Ajrore Bagram – madje pa e njoftuar komandantin afgan

“Nuk më pëlqen të lë miqtë në nevojë”, i tha ai ABC të hënën. “Ne duhet të shqetësohemi. Humbja e terrenit dhe shpejtësia e humbjes së terrenit duhet të jenë shqetësuese”.

“Talibanët janë në lëvizje. Lufta është fizike, por gjithashtu ka një përbërës psikologjik ose moral, dhe shpresa në të vërtetë ka rëndësi. Ajo që ju nuk doni të ndodhë është që njerëzit të humbin shpresën”.

Siç shkruan DailyMail, më shumë se njëmijë ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Afgane u larguan për në Taxhikistani nga provinca veriore e Badkhshan pas përplasjeve me talibanët të dielën.

Taxhikistani tha se afganët u lejuan të hynin në parimin e ‘fqinjësisë së mirë’ por thirri 20,000 rezervistë për të forcuar rojën kufitare dhe për të parandaluar “përmbytjet” e mëtejshme të kufirit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori