eksperti-banner

Situata e brishtë financiare e Barcelonës ka marrë një kthesë të rëndësishme, duke e lënë klubin katalanas në pamundësi për të mbuluar kostot e mëdha të rinovimit të stadiumit.

Sipas raportimeve të Catalunya Radio, Barcelona pritet të kërkojë një injeksion shtesë fondesh prej 400 deri në 500 milionë euro.


Kjo kërkesë e re për financim vjen përveç 1.45 miliardë eurove që klubi kishte siguruar më herët nga investitorët e udhëhequr nga Goldman Sachs.

Vonesat e mëdha në ndërtim dhe kostot që kanë tejkaluar ndjeshëm parashikimet fillestare kanë bërë që as ‘Spotify Camp Nou’ dhe as ‘Palau Blaugrana’ të mos përfundojnë sipas planit.

Bordi i drejtuar nga Joan Laporta pritet ta paraqesë këtë kërkesë urgjente për kredi në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme, me synimin për ta mbajtur gjallë projektin ambicioz të rinovimit.

Kjo barrë e re financiare vjen në një moment tejet delikat për klubin, i cili në të njëjtën kohë po synon transferime të mëdha gjatë verës, përfshirë edhe sulmuesin argjentinas Julian Alvarez./Telegrafi/

telegrafi sport app