LAJMI I FUNDIT:

Laporta ia jep besimin, Koeman do të vazhdojë me Barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm

Laporta ia jep besimin, Koeman do të vazhdojë me Barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm

Ronald Koeman dhe Joan Laporta janë takuar për herë të parë që kur ky i fundit u bë president i Barcelonës.

Takimi i dyshes ndodhi të martën, dhe holandezi u informua se ai do të ishte akoma në stolin e ekipit nga Camp Nou në sezonin 2021/22.


Sipas mediumi TV3, takimi shkoi mirë, me Mateu Alemany dhe Ramon Planes gjithashtu të pranishëm.

Ishte një takim jozyrtar, por Laporta e bëri të qartë dëshirën e tij që Koeman të qëndronte në klub edhe për sezonin e ardhshëm.

Ai tashmë e kishte bërë këtë gjë të qartë gjatë udhëtimit të Ligës së Kampionëve në Paris, e cila ishte ndeshja e parë pasi ai kishte fituar zgjedhjet për president.

Laporta mban premtimin e parë: Takohet me Koemanin dhe lojtarët e Barcelonës para ndeshjes me PSG-në
Lexo po ashtu Laporta mban premtimin e parë: Takohet me Koemanin dhe lojtarët e Barcelonës para ndeshjes me PSG-në

Koeman kërkoi të thoshte fjalën e fundit për nënshkrimet e ardhshme, pasi ai dëshiron që lojtarët të jenë të gatshëm për të ardhur në skuadër.

Ajo që është bërë e qartë tani është se Koeman ka besim të plotë në klub. /Telegrafi/