LAJMI I FUNDIT:

Laporta me deklaratë goditëse ndaj Real Madridit: Ajo që ata po bëjnë është e neveritshme

Laporta me deklaratë goditëse ndaj Real Madridit: Ajo që ata po bëjnë është e neveritshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shfaqur tejet i nervozuar me Real Madridin për atë që ai e konsideron si ndërhyrje të qëllimshme për të ndikuar dhe manipuluar gjyqtarët në Spanjë.

“Unë jam shumë i nervozuar dhe i indinjuar sepse ajo çfarë po bënë televizioni i Real Madridit është një turp”, ka thënë fillimisht Laporta.


“Unë besoj se rregullatorët e futbollit duhet të ndërhyjnë këtu sepse ajo është një ndikim, duke u munduar të manipulojnë gjyqtarët çdo javë”.

“Imagjinojeni nëse ne (Barcelona) do ta kishim bërë këtë çdo ditë, ata tashmë do na kishin kriminalizuar dhe sanksionuar. Unë mendoj kështu natyrisht, ata meritojnë një sanksion. Unë nuk pajtohem me atë se si po vepron Real Madrid TV me këtë çështje sepse mund të falsifikojë konkurrencën”, është shprehur ai.

Joan Laporta sqaron të ardhmen e tre yjeve të Barcelonës mes spekulimeve për largim
Lexo po ashtu Joan Laporta sqaron të ardhmen e tre yjeve të Barcelonës mes spekulimeve për largim

“Raporti sot me Real Madridin nuk është i mirë. Ata flasin për çështjen Negreira kur janë ata që po mundohen të manipulojnë gjyqtarët përmes Real Madrid TV, për të cilën jam i nervozuar. Është e neveritshme ajo që ata po bëjnë”, përfundoi Laporta.

Sevilla gjithashtu u ankua për Real Madridin tek Komiteti i La Ligës, për veprimet e tyre përmes kanalit zyrtar të televizionit, por ajo ankesë është hedhur poshtë.

Barcelona ende po përballet me akuzat lidhur me ryshfet të gjyqtarëve në skandalin Negreira me Real Madridin që gjithashtu ka përmendur këtë rast për të sulmuar rivalët e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori