LAJMI I FUNDIT:

“The Land Within”, regjisori Fisnik Maxwille kualifikohet për nominim në pesë kategori të çmimeve të filmit zviceran

“The Land Within”, regjisori Fisnik Maxwille kualifikohet për nominim në pesë kategori të çmimeve të filmit zviceran

Qendra Kinematografike e Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftojë se filmi debutues The Land Within/ Toka Brenda Meje i regjisorit Fisnik Maxwille, bashkëprodhim i Kosovës Ikonë Studio dhe Zvicrës Alva Film, mbështetur nga QKK, ka përmbushur kriteret për nominim në pesë kategoritë e Çmimeve Zvicerane të Filmit.

Kjo është hera e parë që një bashkëprodhim filmik zviceran-kosovar kualifikohet në kaq shumë kategori, sidomos në atë të filmit më të mirë.


Pas paraqitjeve të suksesshme nëpër festivalet ndërkombëtare (Filmi më i Mirë i Parë në Tallin Black Nights; Regjia më e Mirë në Raindance; Filmi më i Mirë dhe Regjia më e Mirë në Prishtina Film Festival, filmi i tij kualifikohet për nominim kategoritë e mëposhtme të Çmimeve të Filmit Zviceran: Filmi më i Mirë, Skenari më i Mirë, Kolona Zanore më e Mirë, Zërimi më i Mirë dhe Montazha më i Mirë.

Filmi është në garë me 25 filma të tjerë artistikë për një nominim të vetëm, ku vetëm 5 prej tyre do të konkurrojnë për çmimin Quartz.

Nominimet do të zbulohen gjatë Solothurner Filmtage Festival në janar të vitit 2024, një ndër ngjarjet kryesore të filmit në Zvicër ku filmi THE LAND WITHIN pati premierën zvicerane në vitin 2023 si pjesë e kategorisë kryesore.

Ceremonia e çmimeve të Filmit Zviceran do të mbahet në mars të vitit 2024 ku edhe do të shpallen fituesit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori