LAJMI I FUNDIT:

Lampard shpreson që Werner e Havertz të shkëlqejnë më shumë se Hazard – por transferimet e shtrenjta kanë dështuar deri më tani te Chelsea

Lampard shpreson që Werner e Havertz të shkëlqejnë më shumë se Hazard – por transferimet e shtrenjta kanë dështuar deri më tani te Chelsea

Frank Lampard është optimist se Timo Werner dhe Kai Havertz do të kenë sukses te Chelsea.

Dyshja gjermane arritën të gjenin rrjetën pa disa ndeshjeve në fitoren 4-0 në FA Cup kundër skuadrës nga liga e dytë, Morecambes.


Por, më shqetësuese është se forma e dy lojtarëve nuk po shkon duke u ngritur me The Blues që kanë paguar në total 145 milionë euro.

Lampard beson se Havertz dhe Werner do të kenë më shumë suksese se sa kishte Eden Hazard që aktualisht luan te Real Madridi.

“Njerëzit që i pyesin ata duhet të shikojnë lojtarët e tjerë kryesorë që kanë ardhur në moshë të re në këtë vend”, ka thënë Lampard për talkSPORT.

“Eden Hazard është një shembull i shkëlqyeshëm. Ai erdhi këtu dhe u bë një nga lojtarët tanë më të mëdhenj”.

“Nuk është një tranzicion i lehtë në këtë kampionat. Është një ligë e vështirë dhe mendoj se njerëzit që i vënë në dyshim duhet t’u japin kohë sepse ata janë djem të shkëlqyeshëm dhe ne i transferuam për tani dhe për të ardhmen”.

“Unë i kuptoj pyetjet pasi është bota në të cilën jetojmë. Ata do të provojnë të jenë lojtarë të mëdhenj për klubin”, ka shtuar më tej strategu i The Blues.

Por, derisa Lampard shpreson që Werner dhe Havertz të zhvillohen në suksese të stilit Hazard, Chelsea me siguri ka pasur pjesën e duhur të dështimeve të shtrenjta gjatë epokës Roman Abramovich.

Më poshtë mund t’i shikoni transferimet e dështuara të bluve ndër vite:

ANDRIY SHEVCHENKO

Transferuar nga AC Milan në 2006, 30 milionë funte

Andriy Shevchenko kishte qenë një sulmues i shkëlqyeshëm, por kishte kaluar më të mirën kur ishte në Chelsea

FERNANDO TORRES

Transferuar nga Liverpool në 2011, 50 milionë

Fernando Torres, një nga sulmuesit më vdekjeprurës të futbollit botëror, me sa duket u mallkua kur ai ndërroi Liverpoolin për Chelsea në një rekord britanik 50 milion £ në janar 2011

SHAUN WRIGHT-Philips

Transferuar nga Manchester City në 2005, 21 milionë

Shaun Wright-Phillips (majtas) luajti 125 herë për Chelsea por u mundua të bënte përshtypje

ADRIAN MUTU

Transferuar nga Parma në 2003, 15.8 milionë

Karriera e Adrian Mutu në Chelsea u shkatërrua kur ai doli pozitiv për kokainë në 2004

JUAN SEBASTIAN VERON

Transferuar nga Manchester United në 2003, 15 milionë

Pasi kishte luftuar në Manchester United, Juan Sebastian Veron nuk ishte më mirë në Chelsea

KEPA ARRIZBALAGA

Transferuar nga Athletic Bilbao në 2018, 72 milionë

Kepa filloi me shkëlqim pas mbërritjes së tij 72 milion £ në Chelsea por që nga ajo kohë është bërë i prirur për gabime

TIEMOUE BAKAYOKO

Transferuar nga Monaco në 2017, 40 milionë

Tiemoue Bakayoko nuk e shikoi kurrë pjesën te Chelsea pavarësisht se klubi shpenzoi 40 milion £ për të

ALVARO MORATA

Transferuar nga Real Madrid në 2017, 60 milionë

Koha e Alvaro Morata me Chelsea e çoi atë në shpërqendrim ndërsa luftonte për gola

YURI ZHIRKOV

Transferuar nga CSKA Moska në 2009, 18 milionë

Një ushtar i fashuar Yuri Zhirkov gjatë një ndeshje kundër Bolton Wanderers në Prill 2010

DANNY DRINKWATER

Transferuar nga  Leicester City në 2017, 35 milionë funte. /Telegrafi/

Danny Drinkwater sheh të kuqe gjatë ndeshjes nën-23 ​​të Chelsea me Tottenham muajin e kaluar

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori