Lamine Yamal nuk ndien presion para Francës: Jam i sigurt se do të jetë një ditë e veçantë


Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se nuk ndien aspak presion para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Francës, duke theksuar se është plot besim se kombëtarja e tij mund të sigurojë një vend në finale.
Sulmuesi i Barcelonës foli në konferencën për shtyp para ndeshjes në Dallas, ku u shpreh i qetë dhe i përqendruar vetëm te ndihma që mund t'i japë skuadrës.
“Unë luaj në mënyrën që di. Kur jep gjithçka nga vetja, nuk ndien presion”.
19-vjeçari hodhi poshtë edhe pretendimet se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë gjatë turneut.
“Jam i bindur se nesër gjithçka do të shkojë mirë. Jam i sigurt se nesër do të jetë një ditë e veçantë”.

Yamal pranoi se do të ishte e veçantë të shënonte në një ndeshje kaq të rëndësishme, por theksoi se objektivi i tij kryesor mbetet suksesi i ekipit.
“Nuk jam i shqetësuar për golat, por është gjithmonë diçka e veçantë të shënosh në ndeshje si kjo. Sigurisht që e pranoj sfidën”, deklaroi ai.
Spanja do të përballet me Francën në Dallas për një vend në finalen e Kupës së Botës. Pavarësisht moshës së re, Yamal është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares spanjolle dhe pritet të jetë një nga armët kryesore të Luis de la Fuente edhe në këtë përballje vendimtare./Telegrafi/











































