LAJMI I FUNDIT:

Lakers hakmerren ndaj Chicago Bulls, triumfojnë në United Center

Lakers hakmerren ndaj Chicago Bulls, triumfojnë në United Center

Los Angeles Lakers është hakmarrë ndaj Chicago Bulls për humbjen e pësuar tre ditë më parë në Kaliforni.

Reklama

Gjiganti i basketbollit amerikan ka triumfuar në udhëtim te Bulls me 11 pikë diferencë 110:121.

Ka qenë një duel ku Lakers ishin të kompletuar me tre yjet LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis dhe që nga fillimi i ndeshjes krijuan epërsi të lartë.

Qendra amerikane Anthyony Davis ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel ku e mbylli me 38 pikë, 10 kërcime, katër asistime, dy topa të vjedhur e dy bllokada.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Ndërkohë kontribut të madh dhanë edhe Austin Reaves me 19 pikë si dhe D’Angelo Russell që shtoi 17 të tjera.

Te vendasit më i dalluari ishte qendra malazeze Nikola Vucevic me 29 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

La Liga
Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Premier League
Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Premier League
Kalo në kategori