LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të shpallen shumë shpejt

Lajçak: Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të shpallen shumë shpejt

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në një intervistë dhënë për mediat serbe, ka deklaruar se pret zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës dhe atë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Ai beson se rithemelimi i vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalim të situatës në terren, dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, transmeton Telegrafi.


Sipas Lajçak është gjithashtu e nevojshme për vazhdimin e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave të fillojë menjëherë”, tha Lajçak.

Ai theksoi se situata në Kosovë është e brishtë, dhe se nuk mund të ketë njëkohësisht përshkallëzim apo tensione dhe progres në normalizimin e marrëdhënieve.

Lajçak bëri të ditur se dialogu është platforma e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori