Lady Gaga padyshim që është duke u mjekuar nga lëndimet e lehta që i pësoi pas rënies nga skena në Las Vegas.

Këngëtarja është rikthyer në skenën ku për herë të fundit interpretoi në muajin qershor, për të vazhduar me koncertet e reja.

Shtatëmbëdhjetë rastet kur të famshmet veshën të njëjtin fustan Shtatëmbëdhjetë rastet kur të famshmet veshën të njëjtin fustan

Mirëpo, nata hapëse ishte krejt e pazakontë. 33-vjeçarja vendosi të ftonte një prej fansave në skenë, me të cilin bëri një vallëzim.

Porse, ajo zgjodhi të bënte një vallëzim të pazakontë duke u hedhur mbi fansin me këmbët përreth belit të saj.

Mirëpo, derisa po vallëzonin, ai e humbi baraspeshën dhe të dy ranë nga skena, ndërsa fansi ra mbi këngëtaren. /Telegrafi/