Karyna Shuliak, një dentiste 37-vjeçare me origjinë nga Bjellorusia, është përmendur në dokumentet hetimore të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në ShBA si një nga personat që mund të trashëgojë një pjesë të madhe të pasurisë së Jeffrey Epstein.

Sipas të dhënave, ajo mund të përfitojë rreth 85 milionë euro, përfshirë edhe një unazë diamanti 33 karatësh.


Vlera përfundimtare e pasurisë së Epstein mbetet e paqartë, pasi një pjesë e parave u është paguar viktimave të tij dhe aktualisht vlerësohet mes 120 dhe 200 milionë dollarëve (rreth 100–170 milionë euro).

Jeffrey dhe Karyna

Shuliak u bë e njohur pas publikimit të miliona faqeve dokumentesh dhe e-mailesh që zbuluan marrëdhënien e saj afro tetëvjeçare me Epstein.

Dokumentet tregojnë se ai e quante shpesh 'të preferuarën' e tij, i shprehte dashurinë, i dha akses në karta bankare, i pagoi rreth rreth 850 mijë euro gjatë viteve dhe ndihmoi edhe familjen e saj në Bjellorusi.

Karyna

Sipas dosjeve, Shuliak udhëtoi nëpër botë me Epstein dhe e ndihmoi në menaxhimin e pronave, stafit dhe çështjeve personale të tij.

Ai gjithashtu e ndihmoi të pranonte në Shkollën e Mjekësisë Dentare të Universitetit Columbia dhe pagoi shkollimin e saj.

Dokumentet tregojnë se ajo u takua me Epstein në vitin 2011, pasi kishte ardhur në ShBA si studente.

Karyna

Më vonë, sipas hetimeve, Epstein organizoi një martesë të saj me një asistent të tij për ta ndihmuar të qëndronte ligjërisht në ShBA, ku më pas mori kartën e gjelbër dhe shtetësinë amerikane në vitin 2018.

Pas arrestimit të Epstein në vitin 2019, Shuliak qëndroi jashtë vendit, ndërsa pak para vdekjes së tij ai ndryshoi testamentin duke përfshirë edhe unazën e diamantit si një dhuratë.

Karyna

Dokumentet e publikuara kanë shkaktuar reagime edhe në Universitetin Columbia, ku disa zyrtarë u larguan nga postet për shkak të përfshirjes në procesin e pranimit të saj. /Telegrafi/