0Shares

Ndërsa tregon për jetën e saj në dokumentarin “Netflix Gaga: Five Foot Two”, Lady Gaga në trailerin e fundit shfaqet duke pirë marihuanë në makinën e gjyshit të saj.

Këngëtarja në klip shihet duke u argëtuar me miqtë e saj të famshëm si Florence Ëelch, duke performuar për fansat dhe bërë tatuazh emrin e albumit të saj të 2016 ‘Joanne’ në krah.

Në skenë ajo shikon kamerën dhe thotë: Le të pimë marihuanë në veturën e gjyshit.

Por jo vetëm kaq në klipin e Gagas shfaqet me dhimbje kokë të mëdha dhe duke u zënë me këngëtaren Madonna, duke folur për marrëdhënien midis tyre.

“Unë e kam admiruar gjithmonë dhe ende e admiroj, pavarësisht se çfarë mund të mendojë ajo për mua. E vetmja gjë që më shqetëson për të”, kështu e ka mbaruar videon 31-vjeçarja duke lënë fansat në ankth pasi nuk përfundoi fjalinë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)