LAJMI I FUNDIT:

Lacazette në shitje

Lacazette në shitje

Lyoni ka vendosur për shitjen e sulmuesit të saj kryesor Alexandre Lacazette.

Skuadra franceze ka arritur t’i rezistojë vitin e kaluar ofertave për yllin e saj, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Sipas gazetës së njohur franceze L’Equipe, Lyon është duke i shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tyre për sulmuesin.


23-vjeçari ka shënuar këtë edicion 20 gola në kampionatin francez dhe po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Manchester United, West Ham United dhe Arsenal janë tri skuadrat angleze që e dëshirojnë lojtarin në Ligën Premier.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe dy gjigantët italian Roma dhe Juventus, si dhe ai gjerman Borussia Dortmund.

Për ta lënë të lirë yllin e saj Lyon është duke kërkuar 25 milionë euro. /Telegrafi/