LAJMI I FUNDIT:

Labinot Kabashi rikthehet në stërvitje te Barcelona B

Labinot Kabashi rikthehet në stërvitje te Barcelona B

Labinot Kabashi më në fund është rikthyer në stërvitje te Barcelona B.

Mesfushori shqiptar kishte pësuar lëndim në ligamente e gjurit, duke munguar që nga edicioni 2016/17, më saktësisht për 181 ditë.


Kjo gjë iu përsëri edhe në edicionin 2017/18, për të munguar plotë 306 ditë dhe më pas mungoi edhe në atë 2018/19, në total prej 547 ditësh.

Kjo i vazhdoi më tej edhe në këtë edicion 2020/21, për 31 ditë, mirëpo tani është rikthyer në stërvitje.

Kabashi ishte në hapa të mirë për t’u inkuadruar në skuadrën e parë, mirëpo lëndimet në ligamentet e gjurit, i pamundësuan një gjë të tillë.

20-vjeçari ka fituar kupën për të rinjtë të UEFA-s, ndërsa ende vlerësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur te Barcelona. /Telegrafi/