LAJMI I FUNDIT:

Labi njofton se do të dhurojë para nga fondacioni i tij për të ndihmuar popullin në Ukrainë

Labi njofton se do të dhurojë para nga fondacioni i tij për të ndihmuar popullin në Ukrainë

Tashmë të gjithë janë të njohur me situatën e vështirë dhe fragjile që po mbizotëron në Ukrainë.

Konfliktet me shtetin rus dhe përshkallëzimi potencial i situatës janë kryelajmi i mediave evropiane për momentin.


Interesim të madh për të ndihmuar në këtë problematikë duket se po shpreh edhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri – Labi.

Ukraina thotë se është e gatshme të luftojë kundër Rusisë
Lexo po ashtu Ukraina thotë se është e gatshme të luftojë kundër Rusisë

Ai përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” po dërgon 2000 euro në ndihmë të personave të prekur nga gjendja konfliktuoze në shtetin ukrainas.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“POPULLI IM HUMAN!
Largë-dëgjueshmëria e zërit të popullit tim, para dy dekadash, për Liri dhe Pavarësi, ndezi dritën e gjelbër të kombeve të ndryshme nëpër botë, që t’a ndihmojnë Kosovën dhe shqiptarët në luftën e tyre për çlirimin e vendit tonë nga regjimi serbo-sllav.
Sot, shteti i Ukrainës, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, përshkak të politikave për mbrojtjen e saj në raport me Rusinë, por ne nuk e urrejmë Ukrainën që nuk na njeh, sepse ne jemi popull human dhe në raste të tilla padyshim se hapim dyert e zemrat për t’i ndihmuar kujtdo që ka nevojë për ne!
Dhe Fondacioni ynë, ditën e hënë të 14 shkurtit, ne ditën e dashurisë, do t’i transferojë 2.000€ në Fondin Humanitar për mbrojtjen e popullit ukrainas në raste lufte.
Ne jemi Ju, kjo jeni Ju, të dashur shqiptar të vendit tim. Paratë tuaja shkojnë kur dhe ku duhet, çdoherë e përherë, gjithnjë e gjithmonë.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, lusin Zotin t’iu ndihmoj në tejkalimin e përjetimeve psikike e shpirtërore në gjendjen aktuale që jeni, dhe shpresojnë se fuqitë e mëdha perëndimore e ndërkombëtare, do të jenë përkrah popullit e shtetit të Ukrainës, bashkarisht me aleatin tonë të përgjithjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sinqerisht,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori