Labi: Edhe fizikisht jemi të gatshëm për Kumanovën


Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook ka pasur një porosi të rëndësishme për faktorët destabilizues në Maqedoni.
Labi në postimin e tij në Facebook ka kërkuar që Zoti ta qetësojë situatën dhe që bashkëkombasit të jenë mirë.
Po ashtu, këngëtari thotë se është i gatshëm për Maqedoninë edhe në mënyrë fizike.
“Jeta e vëllezërve tanë në Kumanovë, është dramatike. Dhashtë Zoti të qetësohet situata për bashkëkombasit tanë atje”.
“Jemi moralisht me ju, po të është nevoja edhe fizikisht uroj që gjithë shqiptarët të tregojmë gatishmëri kombëtare. Labinot Tahiri, Ferizaj – Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































