Kylian Mbappe dukej se imitonte gjestin e diskutueshëm të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror në një lëvizje befasuese duke pasur parasysh talljet e vazhdueshme të Argjentinës.

Sulmuesi shënoi hat-trick për Francën në finalen e Botërorit, të cilën Argjentina e fitoi me penallti falë pjesërisht heroizmave të specialistit të pritjeve të peballtive, Martinez.

Portieri i Aston Villas vazhdoi të tallet me Mbappen duke kërkuar “një moment heshtjeje” për të në dhomat e zhveshjes.

Top 10 pretendentët e hershëm për të fituar Topin e Artë në vitin 2023 Top 10 pretendentët e hershëm për të fituar Topin e Artë në vitin 2023

Më pas ai shkoi një hap më tej duke mbajtur një lodër me fytyrën e superyllit të Paris Saint-Germain gjatë paradës së fitores në Buenos Aires.

E pakënaqur me sjelljen e tij, Franca paraqiti një ankesë zyrtare pasi u ndje sikur Martinez kishte tejkaluar kufirin.

Reklama

Mbappe në fakt nuk ishte i shqetësuar nga veprimet e Martinezit, megjithatë dha një përgjigje të matur.

Reklama
Pasi u tallën me francezët, Emiliano Martinez dhe Argjentina e pësojnë nga FIFA Pasi u tallën me francezët, Emiliano Martinez dhe Argjentina e pësojnë nga FIFA

“Kam biseduar me të pas ndeshjes”, u tha Mbappe gazetarëve muajin e kaluar.

“E përgëzova. Për të ishte një objektiv jetësor. Edhe për mua, por humba, ndaj duhet të jem sportist i mirë. Festat nuk janë problemi im, nuk humb kohë për gjëra të tilla të parëndësishme”.

Emiliano Martinez paguan 22 mijë euro për një qen që t'ia ruajë medaljen e fituar në Botëror Emiliano Martinez paguan 22 mijë euro për një qen që t'ia ruajë medaljen e fituar në Botëror

Dhe Mbappe nuk duket se ka ndonjë problem me Martinezin pasi ai u filmua duke kryer të njëjtin gjest si ai.

Pasi mori çmimin e tij “Doreza e Artë”, Martinez e vendosi në mënyrë të vrazhdë te organi gjenital, derisa këtë veprim e bëri edhe sulmuesi gjatë seancës stërvitore të PSG-së. /Telegrafi/

Reklama