LAJMI I FUNDIT:

Ky ishte premtimi i madh që Suso kishte dhënë para derbit në rast se do shënonte dy gola, vështirë që do e mbajë (Foto)

Ky ishte premtimi i madh që Suso kishte dhënë para derbit në rast se do shënonte dy gola, vështirë që do e mbajë (Foto)

Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit përfundoi me rezultat 2-2.

Për vendasit dy golat u shënuan nga Suso, kurse te mysafirët shënuan Antonio Candreva dhe Ivan Perisic.


Nuk ka fitues në derbin spektakolar të Madonninas (Video)
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin spektakolar të Madonninas (Video)

Menjëherë pas golit të dytë nga spanjolli të gjithë tifozët si ata të Milanit po ashtu edhe të Interit u quan në këmbë, e gjitha kjo pasi Suso kishte dhënë një premtim në rast se shënon dy gola në derbi.

Mesfushori kishte thënë në SportMediaset tre dite më parë se do shkonte në shtëpi në këmbë në rast se shënon dy herë në këtë sfidë të madhe, transmeton Telegrafi.

Menjëherë janë publikuar edhe detajet, shtëpia e tij nga San Siro ka rreth 45 kilometra dhe duhet nëntë orë në këmbë për të arritur. Duke e parë se spanjolli është i lodhur nga takimi, vështirë që do e mbajë këtë premtim, por mbetet të shihet.

cxvi_j8xcaa5lwd
Shkojmë së bashku këmbë në shtëpi, si thoni?

Më poshtë keni reagimet nga tifozët në Twitter pas ndeshjes rreth këtij premtimi, nuk mungojnë edhe ato të tifozëve të Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori