LAJMI I FUNDIT:

Ky fotograf tregon një Dubai që nuk e keni parë kurrë më parë!

Ky fotograf tregon një Dubai që nuk e keni parë kurrë më parë!

Shumica e fotografëve preferojnë të tregojnë luksin dhe shkallën e madhe për të cilën njihet Dubai sot, nga rrokaqiejt kolosalë te dunat e larta të rërës dhe brigjet gjithëpërfshirëse – por imazhet e fotografit Preet Uday sjellin një nostalgji.

Sipas Uday, ai është kontaktuar nga njerëz në të gjithë botën që ndajnë të njëjtat ndjenja, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


“Ata thonë se imazhet i kthejnë në një kohë tjetër”, thekson ai. “Kjo u jep atyre një ndjenjë ngrohtësie — një lumturi. U kujton fëmijërinë e tyre dhe kjo është një ndjenjë globale, jo vetëm në Dubai”.

Në kontrast me çelikun dhe xhamin futuristik që përbëjnë qytetin, Uday kap momente të qeta dhe modeste.

Me origjinë nga Secunderabad në Indinë jug-qendrore, Uday, 46 vjeç, u zhvendos në Dubai në fillim të viteve 2000.

“Unë jam rritur në vitet ’90, kështu që nënndërgjegjeshëm jam i ndikuar nga ajo epokë”, thotë ai.

Një fotograf portretesh me profesion, Uday tregon se këto pamje të peizazhit janë një pasion i ri që ai filloi ta zhvillonte në qetësinë e frikshme të kufizimeve të bllokimit pandemik.

Dhe gjatë dy viteve të fundit, imazhet e Uday i kanë sjellë atij shumë ndjekës në mediat sociale dhe popullariteti i tij vazhdon të rritet.

Megjithëse imazhet e tij duken sikur janë kapur në film, e gjithë fotografia e Uday është bërë në një aparat fotografik dixhital.

“Këto ditë kam filluar të krijoj edhe me iPhone”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori