LAJMI I FUNDIT:

Kush është vajza misterioze që po e shoqëron Dren Abazin në pushime?! (Foto)

Kush është vajza misterioze që po e shoqëron Dren Abazin në pushime?! (Foto)

Këngëtari i njohur Dren Abazi pas një vere mjaft të ngjeshur me koncerte, ka vendosur që në fund të sezonit t’i japë vetes pak pushim.

Nëpërmes rrjeteve sociale ku ai publikon foto vazhdimisht, Dreni ka treguar se ndodhet në pushime, në qytetin e vjetër Kotor, të Malit të Zi.


Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet një vajzë e kthyer prapa e cila ndodhet në po të njëjtin vend me Drenin.

Ai nuk ka dashur ta bëjë të ditur identitetin e vajzës, gjë që ka ngritur dyshime se ajo mund të jetë e dashura e tij, ndërsa Dreni gjithmonë në intervista ka qenë i rezervuar sa i përket jetës private.

Kujtojmë që të njëjtën gjë e bëri edhe vëllau i tij, këngëtari Art Abazi javë më parë. Arti ishte përfolur për një lidhje me një modele nga Tirana, por që në Instagram kishte publikuar një foto ku tregonte vetëm trupin e saj, jo identitetin./Telegrafi/

Art Abazi shfaqet mjaft seksi me të dashurën në pishinë, por nuk e zbulon identitetin e saj! (Foto)
Lexo po ashtu Art Abazi shfaqet mjaft seksi me të dashurën në pishinë, por nuk e zbulon identitetin e saj! (Foto)

drdr

Something in the way

A photo posted by Dren Abazi (@drenabazi) on Aug 31, 2016 at 5:08am PDT