Kush dhe kur do të performojë në Prishtinë gjatë vjeshtës?

Megjithëse emrat nuk do t’i zbulojmë, kemi mësuar se do të jenë dy reperë shumë të njohur që do të performojnë gjatë vjeshtës në Prishtinë.
11 tetori në sallën ‘1 tetori’ do të jetë shumë i nxehtë, gjë që pritet të ndodhë edhe më 29 nëntor, për nderë të ditës së flamurit kombëtar – janë këto dy datat e konfirmuara pas koncertit të Ky-Mani Marleyt që do të mbahet më 9 gusht.
Ky-Mani Marley, djali i legjendës së regaes Bob Marley, së bashku me 11 antarë tjerë të bendit të tij do të jenë në skenë më 9 gusht në Prishtinë, ndërsa biletat do të jenë në shitje që nga e hëna. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/07/2011
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































