LAJMI I FUNDIT:

Kurti për vrasjen e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: Nuk mjafton vetëm arrestimi, presim dënim maksimal

Kurti për vrasjen e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: Nuk mjafton vetëm arrestimi, presim dënim maksimal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt në konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë dhe kidnapimin e më pas vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, në Shkup.

Me kërkesë të familjes, trupi i Liridonës është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan dhe të hënën është rivarrosur në fshatin Rracaj të Gjakovës.


Kurti e ka quajtur akt të drejtë rivarrimin 30-vjeçares, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Rivarroset trupi i Liridona Ademajt – familja hap të pame në fshatin Rracaj
Lexo po ashtu Rivarroset trupi i Liridona Ademajt – familja hap të pame në fshatin Rracaj

Kreu i ekzekutivit kosovar tutje ka thënë se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi dhe se “i drejtë presim të jetë dënimi, pra maksimal”.

“Dhuna ndaj grave është fenomen global e i lidhur edhe me valën në ngritje të ekstremit të djathtë. E megjithatë është një dozë edhe më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet në një shoqëri edhe pas mbijetimit kolektiv të gjenocidit”, është shprehur kryeministri.

Kurti ka deklaruar se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “kidnapimi i 14-vjeçares” në Shkup kanë renduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve.

Ai ka thënë porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridona Ademajt janë kapur e vënë prapa grilave, por thotë se vetëm arrestimi nuk mjafton.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi nga shkolla e më pas edhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por, nuk po mjafton vetëm arrestimi i kriminelëve”.

Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni
Lexo po ashtu Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Sipas tij, Gjykatat duhet t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet dënim meritor.

“Sepse ata po e dinë që ka raste të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten e madje edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i drejtësisë t’i bëjë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe të japë dënime meritore për dhunuesit e kriminelët. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor”.

“Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike, çfarë aspirojmë të mbesim përherë. Është koha e fundit që të vetëdijesohemi e të veprojmë se bashku ne që mendojmë e diskutojmë se bashku”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori