Me rastin e aderimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në Lëvizjen Vetëvendosje (VV), i pari i kësaj lëvizje, Albin Kurti  ka theksuar se kalimi i Bahtirit në VV i jep atyre forcë dhe fuqi.

Ai këto komente i ka bërë në një tubim të mbajtur në qytetin e Mitrovicës, me rastin e kalimit të parit të këtij qyteti dhe degës së Aleancës për Kosovë të Re (AKR) në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi të bindur që në rrugëtimin tonë drejt zgjedhjeve të ardhshme bashkë me Agim Bahtirin ditën e zgjedhjeve do ta shënojmë si ditë fitore dhe feste. E pas zgjedhje, VV, kur do të jetë në qeverisje, unë zotohem para jush me kryetarin Agim Bahtiri do të punoj afër dhe ngushtë ta shtojmë edhe ndihmën edhe mbështetjen edhe ne Mitrovicë dhe ne Trepçë”, ka shtuar Kurti.

Ndryshe, i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me degën e AKR-së në këtë qytet ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje (VV). /Telegrafi/