LAJMI I FUNDIT:

“Kur ke tre djem, por futbollin ta trashëgon vajza” – brenda familjes së David Beckham

“Kur ke tre djem, por futbollin ta trashëgon vajza” – brenda familjes së David Beckham
Foto: Getty Images

David Beckham është ndër futbollistët më të mëdhenj në histori, ndërsa është edhe një baba shumë krenarë për fëmijët e tij.

Megjithatë, ai ka një peng! David ka treguar se ndjehet ‘zemërthyer’ për djemtë e tij, të cilët nuk luajnë futboll.


Familja e David dhe Victoria Beckham (Foto: Getty Images)

E ndryshe nga ta, motra e tyre e vogël, Haerper, e pëlqen shumë më shumë sportin se sa ata.

Këtë e ka treguar vet Beckham, i cili ka thënë se Harper tashmë e luan këtë sport, dhe për të voglën e tij është shprehur duke thënë se: “kjo lojë është për të”.

Në intervistën për The Graham Norton Show në BBC, 43-vjeçari ka thënë tutje se: “Haprer luan çdo të diel futboll dhe e adhuron”.

Harper Beckham (Foto: Instagram)

“Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, ka thënë Beckham.

David Beckham (Foto: Getty Images)

Djali i madh i Beckham, Brooklyn, ka pasion fotografinë, ndërsa djali i dytë, Romeo, pëlqen tenisin.

Dhe djali i tretë i familjes, 13-vjeçari Cruz, është i zoti në këndim, dhe talentin e tij e ka vënë në dukje e ëma e tij, Victotria Beckham. /Telegrafi/

Foto: Getty Images