LAJMI I FUNDIT:

Kur biznesi dhe politika e bashkon Abazoviqin me Dodikun dhe Elekun

Kur biznesi dhe politika e bashkon Abazoviqin me Dodikun dhe Elekun

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar të enjten, më 11 janar, në një restorant në Jahorina me Milorad Dodikun, president i entitetit Republika Srpska dhe Nedeljko Elek, kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Qendrës Olimpike “Jahorina” që gjendet rreth 30 km larg Sarajevës.

Siç shkruan portali “Pobjeda”, nuk dihet se cilat tema i kanë bashkuar Abazoviqin, Dodikun dhe Elekun, por është e sigurt se Dodik, por edhe bashkëpunëtori dhe miku i tij i ngushtë, biznesmeni Elek, mund t’i kishin dhënë shumë këshilla ish-kryeministrit malazez. Sidomos për të shpjeguar aftësinë e qëndrimit në pushtet pavarësisht skandaleve të shumta korrupsioni, të cilat Abazoviq ia doli t’i bëjë që nga gushti i vitit 2022, kur u hoq nga parlamenti, deri në zgjedhjen e qeverisë së re të Spajiqit në nëntor 2023.


Krahas pranisë së Dodikut, interesant është edhe roli i Nedeljko Elek, i cili nuk është aq i njohur për publikun malazez, për të cilin posti i kreut të Qendrës “Jahorina” është vetëm njëra nga shumë sosh.

Portali boshnjak Capital shkroi së fundmi se Republika Srpska u bë pronare e “Sarajevo gas” në fund të vitit të kaluar pasi bleu 53.6 për qind të aksioneve të kompanisë për rreth nëntë milionë KM (marka konvertibile) nga ministri aktual i Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë së Republikës Srspska, Vojin Mitroviq.

Pak kohë më pas, kompania u drejtua nga Nedeljko Elek, i cili është edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Qendrës Olimpike “Jahorina”.

Për t’i bërë gjërat më interesante, entiteti i Republikës Srspska, përmes fondeve të veta, paguante për çdo aksion të kompanisë “Sarajevo gas” me 0.99 marka konvertibile. Ndërsa ministri Mitroviq i bleu të njëjtat aksione një vit më parë me çmim pesë herë më të ulët!

E, Eleku u bë drejtor ekzekutiv i asaj kompanie private-shtetërore. Është interesante se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e emëroi Elekun konsull nderi, ndërsa një i afërm i tij, Zlatan Elek, u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, dhe tani është në krye të Listës Serbe në Kosovë.

Elek zëvendësoi në krye të Listës Serbe Milan Radoiçiqin, pas sulmit të fundit terrorist në fshatin Banjskë, që tregon se familja Elek, përmes Nedelko Elek, mikut të Dodikut, është gjithashtu e pozicionuar mirë brenda qeverisë së Aleksandar Vuçiqit në Beograd.

Ndërsa Perëndimi përsërit edhe këtë vit se festimi i 9 janarit si ditë të entitetit të Republikë Srpska në mënyrë të paligjshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk i kushtoi vëmendje kësaj. Në mesazhin e tij të urimit drejtuar Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ai deklaroi se para Serbisë dhe Republikës Srpska është “forcimi i  mëtejshëm të lidhjeve ekonomike, politike dhe të tjera”.

Pyetja shpërblyeseështë: a është Dritan Abazoviq, familja e ngushtë e të cilit gjithashtu ka një biznes në Beograd, i lidhur me zyrtarë të SNS-së së Vuçiqit, respektivisht kryeministren  Ana Brnabiq, ka dashur të dëgjojë këshilla nga Dodik dhe Eleku se si të zhvillohet bashkëpunimi biznesor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori