LAJMI I FUNDIT:

Kulusevski debuton me gol te Juventusi

Kulusevski debuton me gol te Juventusi
(Foto: JuventusFC/Twitter)

Dejan Kulusevski e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Juventusi.

Anësori suedez me origjinë maqedonase e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen ndërmjet Zonjës së Vjetër dhe Sampdorias.


Ai e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe shfrytëzoi një top të kthyer pas një depërtimi të Cristiano Ronaldos dhe goditi me mjeshtëri në portë (13’).

Kulusevski iu bashkua Juventusit në janar të këtij viti nga Parma duke nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë, mirëpo u kthye në huazim te skuadra paraprake deri në fund të sezoni.

Ndryshe, trajneri i ri i Bianconerëve, Andrea Pirlo, bëri një renditje interesante të lojtarëve në formacionin e tij debutues. /Telegrafi/