LAJMI I FUNDIT:

Kryqi i Kuq ndau 1.200 paketa me ushqim de produkte higjienikë familjeve në rajonin e Gostivarit

Kryqi i Kuq ndau 1.200 paketa me ushqim de produkte higjienikë familjeve në rajonin e Gostivarit

Kryqi i Kuq Gostivar gjatë këtyre ditëve ndau mbi 1.200 paketime me ushqim dhe produkte higjienike familjeve me rrezik social në tre komunat e rajonit të Gostivarit.

Vullnetarët e kësaj organizate ndihmojnë edhe në blerjen e barnave për personat që kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Që nga fillimi i krizës, organizata jonë mori ndihmë të madhe humanitare, nga firmat dhe nga njerëzit”, tha kryetarja e Kryqit të Kuq Gostivar, Merita Alili.

Vullnetarët deri tani kanë dërguar 713 paketime me ushqim dhe 500 paketime me pajisje higjienike ndërsa familjet e me rrezik social kanë mjaftueshëm për dy javë.

Krahas ndihmës së dhënë, në depot e Kryqit të Kuq ka rreth 600 paketime me ushqim dhe higjienë që do të shpërndahen në periudhën që vjen./Telegrafi/