LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Ishte e vështirë, por ne e bartim me krenari fanellën e Kosovës

Kryeziu: Ishte e vështirë, por ne e bartim me krenari fanellën e Kosovës

Hekuran Kryeziu ishte ndër lojtarët më të mirë që kishte Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikimet për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Mesfushori defensivë shkëlqeu në shumë ndeshje duke qenë lojtari kyç në mesfushën e Kosovës.


Ai ka bërë një postim emocionues në faqen e tij zyrtare në Facebook, rreth kualifikimeve.

Pasi ka treguar se ishin kualifikime të vështira, Kryeziu ka thënë se e bartin me krenarin fanellën e Kosovës.

“Mbyllen kualifikimet e para për ne. Hapat e parë janë të vështirë dhe kjo u vërtetua. Kemi dëshpëruar me rezultatet por ne do të vazhdojmë ta bartim me krenari fanellën e Kosovës duke besuar se një ditë do të vinë ditë të mira”, deklaroi Kryeziu.

“Faleminderit për mbështetjen e madhe që na keni dhënë”, vazhdoi tutje Kryeziu.

24-vjeçari krejt në fund ka folur edhe për trajnerin e larguar, Albert Bunjaku duke e falënderuar atë dhe duke i uruar suksese.

“Në fund dua ta falënderojë edhe trajnerin Albert Bunjaku për gjithçka që ka bërë për Përfaqësuesen dhe ne futbollistët. Faleminderit dhe shumë suksese trajner”, shkroi Kryeziu në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Anëtari i Luzernit ka luajtur tetë ndeshje me fanellën e Kosovës, pasi në dy prej tyre ndaj Turqisë në Antalya dhe ndaj Islandës ka munguar shkaku i kartonëve. /Telegrafi/