LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Federatës së futbollit të Çekisë, Malik: Duhet kujdes për ndeshjen me Kosovën, çdo gabim mund të thotë përjashtim nga Euro 2020

Kryetari i Federatës së futbollit të Çekisë, Malik: Duhet kujdes për ndeshjen me Kosovën, çdo gabim mund të thotë përjashtim nga Euro 2020

Kryetari i Federatës së Çekisë, Martin Malik, ka thënë se ndeshje me Kosovën është e rrezikshmërisë së lartë dhe iu ka kërkuar tifozëve çekë të shmangin çdo kontakt të çfarëdoshëm me kosovarët.

Ai thotë se çekët duhet të abstenojnë nga çdo lloj kontakti me Kosovën, veçanërisht politikë, fjalime dhe gjeste, qoftë edhe në formë verbale, qoftë me shkrim apo grafik, në flamuj ose mbishkrime në veshje, pasi mund të ketë dënim të madh nga UEFA.

“Në bazë të gjetjeve jo vetëm në Republikën Çeke, ndeshja e nëntorit me Kosovën u vlerësua si me rrezik të lartë dhe sigurimi është sigurisht përparësia jonë në këtë kuptim”.

Kryetari i Federatës së Çekisë, Martin Malik

“Përveç kësaj, ekziston një lidhje me ngjarjet që ndodhën në Bullgari gjatë ndeshjes së ekipit vendas kundër Anglisë. UEFA e bëri të qartë që manifestimet e çdo pengese racore apo politike nuk i përkasin futbollit dhe nuk do të tolerohen”.

Tërhiqen biletat online për ndeshjen Çeki – Kosovë, biletat do të shiten vetëm fizikisht
Lexo po ashtu Tërhiqen biletat online për ndeshjen Çeki – Kosovë, biletat do të shiten vetëm fizikisht

“UEFA është e gatshme të përdorë dënime shembullore”, ka thënë Martin Malik, kryetari i federatës çeke, duke e shpjeguar arsyen e anulimit të shitjeve të biletave në internet për ndeshjen me Kosovën.

Në Bullgari, gjashtë tifozë u arrestuan në lidhje me sjelljen raciste gjatë të hënës me Anglinë.

UEFA, e kryesuar nga Alexander Cheferin, nuk ka marrë ende një qëndrim specifik për ngjarjet në Sofje, ndërsa pret edhe deklaratat e gjyqtarit dhe të delegatit të ndeshjes.

Ndeshja e nëntorit mes Çekisë dhe Kosovës (14 nëntor nga ora 20:45) ofron një rrezik të lartë sigurie, shkruan federata e këtij vendi.

“Unë do të doja tu kërkoja të gjithë tifozëve të Çekisë që të abstenojnë nga çdo lloj lidhjeje me Kosovën, veçanërisht politike, fjalime dhe gjeste, qoftë edhe në formë verbale, qoftë me shkrim apo grafik, në flamuj ose mbishkrime në veshje”.

Tifozët e Kosovës

“Jam i bindur se gjëja e fundit që dikush do të dëshirojë është një penalizim me pikë ndaj kombëtares së Çekisë, e cila përfundimisht mund të nënkuptojë edhe një përjashtim nga EURO 2020″, ka thënë Malik.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 14 nëntor nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori