LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti takoi drejtoren e Manifesta Biennial, Hedwig Fijen

Kryeministri Kurti takoi drejtoren e Manifesta Biennial, Hedwig Fijen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim drejtoren e Manifesta Biennial, znj. Hedwig Fijen.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Manifesta Biennial, si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Evropë, që do të hapet më 22 korrik 2022.


Ai shprehu mirënjohje për angazhimin, punën e palodhshme dhe bashkëpunimin ndërmjet strukturave kulturore në Kosovë dhe Manifesta Biennial, me bazë në Amsterdam, Holandë.

Foto: Facebook

U bisedua për mbarëvajtjen rreth organizimit të Manifesta Biennial, si organizim i rrallë që po ndodhë për herë të parë në rajon, që do të jetë edicioni më i madh me artistë dhe me vendngjarje. U diskutua edhe për bashkëpunimin me akterë të ndryshëm në kulturë dhe edukim, dhe potencialin për sinergji të reja në të gjithë sferat socio-kulturore në Republikën e Kosovës.

Të gjitha lajmet nga Manifesta
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Manifesta

Në takim u ritheksua rëndësia e impaktit të bienales në hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit me profesionistët ndërkombëtarë, ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve kosovarë në art dhe kulturë, krijimin e mundësive të reja të rimendimit të hapësirave kulturore dhe ri-vitalizimin e skenës kulturore në Kosovë.

Foto: Facebook

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane do të sjellë në Prishtinë një program artistik 100 ditor me performanca, punëtori e organizime të ndryshme artistike.​

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori