LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri italian propozon plan paqeje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë

Kryeministri italian propozon plan paqeje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar informacionin se Italia ka ofruar një propozim, me të cilin do t’i jepej fund luftës dhe se ky propozim po shqyrtohet, shkruan Kyiv Independent.

“Pala italiane ka ndarë vizionin e saj në mënyrën që pushtimi rus në Ukrainë do të mund të përfundonte. Propozime relevante po shqyrtohen. Janë të mirëseardhur të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që do t’i kontribuonin paqes në territorin e Ukrainës dhe Evropës. Të njëjtën kohë, çfarëdo vendimi politik duhet bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj, që në arenën ndërkombëtare njihet”, ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko, transmeton Telegrafi.


Ai ka shtuar se Ukraina vlerëson përkrahjen e Italisë në rrugëtimin e saj drejtë anëtarësimit në BE-së.

Mjekja ukrainase që ia shpëtoi jetën edhe ushtarëve të plagosur rusë, kapet nga forcat e Kremlinit - çdo veprim e kishte dokumentuar me video  
Lexo po ashtu Mjekja ukrainase që ia shpëtoi jetën edhe ushtarëve të plagosur rusë, kapet nga forcat e Kremlinit - çdo veprim e kishte dokumentuar me video  

Kryeministri italian Mario Draghi, ka bërë thirrje që të ndërpritet lufta në Ukrainë për t’i dhënë përparësi bisedimeve, që do t’i jepnin fund përfundimisht luftës.

Madje ka pranuar haptazi se shteti i tij do të bëjë gjithçka që ta zgjidhë situatën përmes negociatave – por se për arritjen e një marrëveshje të nënshkruar nevojitet përkrahja nga pala ukrainase.

Megjithatë, ai nuk ka komentuar nëse Italia do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë. E përditshmja italiane La Republica raporton se propozimi i Italisë i është dorëzuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Plani i Italisë përfshin armëpushimin dhe demilitarizimin e linjës së frontit, që do të ishte nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/