LAJMI I FUNDIT:

Mjekja ukrainase që ia shpëtoi jetën edhe ushtarëve të plagosur rusë, kapet nga forcat e Kremlinit – çdo veprim e kishte dokumentuar me video  

Mjekja ukrainase që ia shpëtoi jetën edhe ushtarëve të plagosur rusë, kapet nga forcat e Kremlinit – çdo veprim e kishte dokumentuar me video  

Një mjeke ukrainase përmes shumë videove, është dokumentuar sesi po bëri të pamundurën që t’i shpëtojë ushtarët e plagosur gjatë luftimeve me forcat ruse në qytetin port Mariupol.

Madje ajo për asnjë moment nuk pushoi – duke dalë në terren për të mbledhur të plagosurit që janë goditur qoftë nga plumbat apo copat e predhave të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Ajo është kapur nga rusët derisa kishte arritur të depërtojë përmes disa korridoreve dhe të futet në zonat e luftimit në Mariupol për të dërguar ilaçe.

Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Lexo po ashtu Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit

Bëhet fjalë për Yuliia Paievska e cila u kap nga rusët, por që kamerën që e barte me vete e ka dorëzuar tek ekipet kompetente, me qëllim që t’i dërgohet Netflixit për të realizuar një dokumentar për luftën në Ukrainë.

Me të filluar pushtimi rus në Ukrainë, ajo kishte aktivizuar një kamerë që e barte me vete dhe dokumentonte çdo intervenim të saj – duke tentuar të shpëtojë ushtarët ukrainas por edhe ata rusë.

Në një video të 10 marsit, shihen dy ushtarë rusë, ku njëri prej tyre ishte në karrocë të cilin e fuste në ambulancë. E kur ushtarët ukrainas filluan t’ju bërtasin rusë – ajo me qetësi u kërkoi ukrainasve ta ruajnë gjakftohtësinë.

New York Times publikon pamje rrëqethëse, pretendohet se janë dëshmi të reja që tregojnë sesi rusët kanë vrarë civilët në Bucha
Lexo po ashtu New York Times publikon pamje rrëqethëse, pretendohet se janë dëshmi të reja që tregojnë sesi rusët kanë vrarë civilët në Bucha

Një grua në një moment e pyeti nëse do t’i trajtoj ushtarët e plagosur rusë, ku përgjigja e saj ishte e menjëhershme: “natyrisht se po, janë robër lufte”.

Paievska e njohur në Ukrainë si Taira, kishte ndihmuar vullnetarët – duke i trajnuar për raste emergjente – madje një video të siguruar nga Associated Press, gjatë 15 marsit ajo kishte përdorur tampon për t’ia ndalur gjakderdhjen një civili.

Por ajo së bashku me një mjek 53-vjeç është kapur nga forcat ruse. Për ironi, rusët e akuzojnë se Paievska ka lidhje me nacionalistët e batalionit të Azovit.

Ajo është një prej qindra zyrtarëve, gazetarëve dhe civilëve që janë rrëmbyer nga forcat ruse. Njihet si një heroinë e cila nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka arritur t’ia shpëtojë jetën mbi 500 personave – kryesisht ushtarë ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori