LAJMI I FUNDIT:

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por Kurti e injoroi

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por Kurti e injoroi

Avokati, Arianit Koci i cili sot ka protestuar para objektit të Kuvendit duke u munduar të ndalojë deputetët të flasin para mediave, tentoi që ta ndalojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin por sigurimi ndërhyri duke mos e lejuar duke e larguar.

Pas këtij momenti, avokati reagoi ashpër, duke e kritikuar Kurtin për mosreagim dhe e cilësoi sjelljen e tij si “të pakuptimtë”.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për atë që e quajti një “plan kriminal” që, sipas tij, ka për qëllim organizimin e dy palë zgjedhjesh.


“Zoti kryeministër, a po ndalesh një minutë?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Kocit, të cilën Kurti e injoroi duke vazhduar rrugën.

Gjatë përpjekjes për t’u afruar, sigurimi ndërhyri dhe e largoi Kocin nga rruga e Kurtit.

“Turp për Albin Kurtin. Marre i qoftë. Të mos ndalosh për të dëgjuar qytetarin është e pakuptimtë. Këta si duket kanë një plan kriminal për të organizuar dy palë zgjedhje”, deklaroi Koci pas largimit të Kurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Lajme
Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Politikë
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Politikë
Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Lajme
Kalo në kategori