KRU “Hidromorava” vazhdon shkyçjet e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit që kanë borxhe


KRU “Hidromorava” në Gjilan ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.
Sipas njoftimit, aksioni mbështetet nga Policia e Kosovës dhe ka për qëllim rritjen e disiplinës në pagesën e shërbimeve të ujësjellësit.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të veprojnë sa më shpejt, duke paguar borxhin ose duke nënshkruar marrëveshje për riprogramimin e pagesave dhe të shmangin shkyçjen nga rrjeti dhe procedurat përmbarimore.
KRU “Hidromorava” ka bërë të ditur se pagesa e faturave të ujit është obligim ligjor dhe mospagesa e tyre sjell pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































